Zbulohet Zelandia, kontinenti i tetë i planetit tonë (FOTO & VIDEO)
Fëmijët në shkollë mësojnë se toka ka shtatë kontinente: Afrika, Azia, Antarktida, Australia, Evropa, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Por, shkencëtarët kanë konstatuar olaneti ynë në fakt ka dhe një kontinent që ka qënë gjithmonë para syve tanë.

Sipas gjeologëve, Zelanda e Re dhe Kaledonia e Re janë të ndara nga Australia, dhe i përkasin një kontinenti të ri me 4.6 milionë kilometra katrorë.

Në një studim të publikuar nga “Shoqata e Gjeologëve të Amerikës”, thuhet se 94 për qind e kontinentit është nën ujë, si pasojë e dobësimit të pllakës para ndarjes së kontinenteve.

Sipas studiuesve, ky zbulim që nuk është risi për kërkuesit, nuk është vetëm një emër në listë, pasi Zelandia, siç është quajtur, mund të ofrojë një shumëllojshmëri të të dhënave për origjinën e kontinenteve.

Nëse Evropa dhe Azia llogariten si kontinente të ndara, ky është kontinenti i tetë në planetin tonë.

Zelandia” ka një trashësi bazë nga 10 deri në 30 kilometra, dhe është afërsisht me madhësinë e Indisë. /albeu.com/

Zbulohet Zelandia, kontinenti i tetë i planetit tonë

Shtuar më 16/02/2017, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori