Zbulohet varri 4 400 vjeçar në Egjipt
Varri i një prifti që është më i vjetër se sa 4 400 vite u zbulua në zonën e Sakara, pranë Kajros, nga një mision arkeologjik egjiptian, njoftuan sot autoritetet.

Varri i priftit të quajtur Wahtye” daton në periudhën e dinastisë së V (mes 2 500 dhe 2 300 vite para. e.s.), gjatë sundimit të Neferirkare”, sipas Ministrisë së Antikitetit.

“Ky varr është i ruajtur shumë mirë, mbushur me skulptura në pjesën e brendshme. Ajo i përket një prifti të rangut të lartë”, u shpreh sot me kënaqësi ministri i Antikitetit, Khaled El Enany para medias.

Varri mban kryesisht skena që tregojnë pronarin e varrit me mamanë, bashkëshorten dhe familjen e tij, si dhe disa gropa në mur ku ndodhen statuja të mëdha të ngjyrosura të të vdekurit dhe bashkëshortes së tij”, theksoi ministri në një komunikatë.

Në nëntor, në të njëjtën zonë të Sakara, autoritetet egjiptiane kishin njoftuar për zbulimin e shtatë varreve, katër nga të cilat ishin më të vjetra se sa 6 000 vite, nga i njëjti mision arkeologjik egjiptian.
Shtuar më 15/12/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori