Zbulohet vaksina kundër Ebolës
Pas testimit me sukses në Afrikë, më në fund është zbuluar vaksina kundër Ebolës. 4000 persona u bënë pjesë e studimit, ndërsa shkencëtarëve u është dashur një kohë fare e shkurtër për të arritur në kurën perfundimtare.

Një nga vaksinat eksperimentale kundër Ebolës në Afrikën Perëndimore, ka rezultuar 100 % efikase. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë një konference për shtyp, ku u treguan edhe rezultatet e testit në Guine për 4000 persona.

Vlen të theksohet fakti se shkencëtarëve, doktorëve dhe pacientëve i'u deshën vetëm 12 muaj për të gjetur një kurë që në kohë normale do duhej rreth një dekadë.

Vaksina quhet VSV-Zebov dhe besohet të jetë zgjidhja e duhur kundër infektimit. Ajo është krijuar nga autoritetet shëndetësore kanadeze, kurse licensa i perket laboratorëve amerikanë të Newlink Geneticks dhe Merck. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2015, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori