Zbulohet tuneli i drogës Meksikë-SHBA, gjenden tonelata kanabisi
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe policia meksikane, kanë zbuluar tunelin që përdorej nga trafikantët e drogës për të shkuar nga Meksika në SHBA.

Sipas autoriteteve, mesohet se tuneli është ndërtuar 7 metra nën tokë poshtë një shtëpie dhe është i gjatë 514 metra, ndërsa i gjerë 3 metra.

Tuneli është i pajisur me energji elektrike, ku nuk mungon ndriçimi dhe ajrimi.

Ndërkohë, gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 ton marijuanë.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare nuk e ka konfirmuar nëse tuneli arrin në tokën amerikane, ndërsa disa media raportojnë se tuneli përfundon në San Diego.

Nuk është ende e qartë se nga cili grup kriminal është ndërtuar ky tunel, por dyshimet janë se përgjegjës është karteli i njohur ‘Sinaloa’ që udhëhiqet nga El Chapo, dhe që prej vitit 2000 kontrollon trafikun e drogës në Tijuana, raportojnë mediet ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 26/10/2016, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori