Rrëmbehet kryebashkiku ukrainas

Sipas informacioneve paraprake, kryetari i bashkisë së qytetit të Melitopol, Ivan Fedorov u rrëmbye nga ushtria ruse, tha zëvendës shefi i zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko.

“Sipas informacioneve paraprake, kryetari i bashkisë së qytetit të Melitopol, Ivan Fyodorov, u rrëmbye një orë më parë nga pushtuesit”, shkroi Timoshenko në kanalin e tij Telegram.

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko gjithashtu shkroi në kanalin Telegram se “në Melitopol, një grup pushtuesish prej 10 personash rrëmbyen kryetarin e qytetit, Ivan Fedorov, i cili refuzoi të bashkëpunonte me armikun”.

“Gjatë rrëmbimit, ata i vendosën një qese plastike mbi kokën e tij. Armiku e ndaloi atë në qendrën e krizës së qytetit, ku ai merrej me mbështetjen jetësore të qytetit ukrainas. Kishte një flamur ukrainas në zyrën e Ivan Fedorov,” tha ai.