Zbulohet "parajsa" e kanabisit në bunkerin bërthamor në Britani (FOTO LAJM)

Policia britanike zbuluar mijëra bimë kanabisi në një bunker nëntokësor bërthamor të ndërtuar në vitet 1980 për të strehuar zyrtarë, qeveritarë dhe personalitete politike në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Sipas medieve ndërkombëtare, mëdohet se vlera e rrënjëve të kanabisit shkon në rreth 1 milion stërlina, ndërsa dedektivët britanikë kanë thënë se vendi ku kultivohej kanabisi ka qenë më i madhi dhe më i sofistikuari.

Sipas kryedetektivit Paul Franklin, "ka afro 20 dhoma në ndërtesë, nëpër dy kate të bunkerit, që janë gjetur bimët e kanabisit të rritur artificialisht".

Ende nuk janë zbuluar emrat e personave të kapur në operacion, por sipas informatave, mësohet se në pranga kanë rënë 6 persona, tre brenda ambienteve të bunkerit dhe tre jashtë, që mendohet së ishin rojet dhe kultivuesit. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori