Një varrezë masive me dhjetra trupa është gjetur në territorin që ka qenë i kontrolluar nga grupi militant "Shteti
Islamik".
Varreza u
gjet pasi Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA-ja, morën kontrollin mbi atë territor.
Trupat besohet të jenë të grupit minoritarë jazidë të cilët janë mbajtur peng nga
militantët e Shtetit
Islamik.
Varreza masive u
gjet në enklavën e fundit që kontrollohej nga
militantët e Shtetit
Islamik në Baghouz, afër kufirit me Irakun, i tha agjencisë Reuters, komandanti i Forcave Demokratike të Sirisë, Adnan Afrin.
“
Trupat ishin të masakruar, shumica me koka të prera” tha ai.
Trupat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë arritur të zbrapsin
militantët e Shtetit
Islamik dhe t’iu marrin zonat të cilat ata i kishin nën kontroll.
Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.
Shtuar më 28/02/2019,
ora 15:43