Zbulohet në Kinë thesari i një dinastie prej 300 vite më parë (FOTO LAJM)

Më shumë se 10.000 artikuj prej ari dhe argjendi, pjesë e një thesar që daton në dinastinë Ming 300 vjet më parë janë zbuluar në fund të një lumi në Kinë.

Zbulimi u bë nga arkeologët në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Në numër i madh monedhash prej ari, argjendi dhe bronzi u gjetën në kryqëzimin e lumenjve Minjiang dhe Jinjiang rreth 50 kilometra në jug të Chengdu, thanë arkeologët.

Copëza bizhuterish, vegla dhe armë hekuri, përfshirë shpata, thika dhe shtiza, u gjetën gjithashtu.

Në këtë zonë është zhvilluar një betejë historike lufte në vitin 1949 mes liderit të kryengritjes fshatare Zhang Xianzhong dhe ushtarët e dinastisë Ming, në të cilin rreth 1.000 anije të ngarkuar me para dhe bizhuteritë u fundosën.
Shtuar më 21/03/2017, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori