Artan Hoxha nxjerr numrin: Sa “shtëpi bari” ka në Shqipëri

Në Shqipëri janë diku tek 200 godina ku kultivohet kanabis në ambiente të mbyllura. Shifra është bërë publike nga gazetari Artan Hoxha në studion e “Abc Live”, i cili ka shtuar se aktualisht janë zbuluar vetëm 7 deri në 10% të këtyre godinave.

Vetëm gjatë ditës së sotme u kapën dy “shtëpi bari”, një në Kashar dhe një në Tropojë. Gazetari po ashtu ka zbuluar se në Shqipëri kanë hyrë llamba që konsumojnë më pak energji.

“Janë 21 shtëpi bari. Ka ranë në 200 euro kg e kanabisit. Dhe ka super prodhim. Janë kapur 7-10 %. Dhe kjo është problem se ka numër shumë të madh. Policia duhet të bashkëpunojë me OSHEE. Ne morëm vendim për të rritur çmimin e energjisë, këtej kultivojnë kanabis me llamba. Shumë shqiptarë bukën e prodhojnë në shtëpi.

“Kanë hyrë llamba që nuk harxhojnë shumë. Janë specialistë që e kanë bërë në Angli dhe pasi e kanë mësuar atje vijnë këtu.” tha Hoxha./albeu.com