Zbulohet "çelësi" kundër tumoreve
Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret. Brenda 30 vitesh kjo do të jetë arma që do përdoret për t’i bllokuar apo edhe eleminuar sëmundjet e rënda.

Këtë ka pohuar në Stokholm Tasuku Honjo, së bashku me mjekun tjetër James Allison që fituan çmimin Nobel për mjekësinë në vitin 2018. Ata janë shprehur të sigurtë se kjo do të jetë rruga e duhur, duke përdorur pikërisht mbrojtjen e sistemit imunitar kundër qelizave të sëmura, duke mos lejuar rritjen dhe përhapjen e tyre.

Dy mjekët kanë nisur kërkimet e tyre para 20 vitesh duke analiziuar qelizat imunitare. Gjatë kësaj kohe kanë ndjekur sjelljen e tyre.

Po punohet intensivisht për ta bërë të mundur terapinë e sistemit imunitar pasi është një mundësi shumë premtuese dhe çelësi i betejës kundër kancerit të të gjitha llojeve, shkruan Klanplus.Sipas tyre, ende për disa kohë duhet alternuar imunoterapia me radioterapinë dhe kimioterapinë, derisa klinikisht të bëhet i mundur procesi i ri i shërimit nga sëmundjet vdekjeprurëse.
Shtuar më 08/12/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori