Zbulohet bomba me destinacion Gjermaninë
Pëlqej
Autoritetet e Gjermanisë thanë se në Namibi ishte zbuluar një bombë e dyshuar në një valixhe, e cila kishte destinacion Gjermaninë. Zyra Federale e Krimit tha se policia e ka konfiskuar valixhen, në të cilën kishte ndezës dhe një orë në aeroportin Uindhuk të Namibisë, përpara se valixheja të ngarkohej në aeroplanin, i cili do të fluturonte në Mynih.

Incidenti ndodhi një ditë pasi Gjermania tha se është duke rritur shkallën e sigurisë në aeroporte dhe stacionet e trenave, pas planifikimit të një sulmi terrorist në Gjermani nga fundi i këtij muaji.
Shtuar më 18/11/2010, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori