Zbulohen varreza masive në veriperëndim të Sirisë
Trupat e 130 luftëtarëve të ekzekutuar nga militantët u gjetën në varrezë masive në veriperëndim të Sirisë.

Kjo gjetje u bë një javë pas përleshjeve në provincën Idlib në mes të ekstremistëve Jund al-Aqsa dhe Al-Qaedas.

Së paku 131 trupa janë gjetur në varreza masive afër qytetit Khan Sheikun, tha Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Javën e kaluar, trupat e 41 luftëtarëve rebelë u gjetën afër vendit të njëjtë, shkruan REL.

Rami Abdel Rahman nga Mbikëqyrja për të Drejtat e Njeriut, tha se Jund al-Aqsa ka ndalur luftëtarët dhe i ka ekzekutuar.

Një burim nga mbrojtja civile po ashtu raportoi se 128 trupa ishin nxjerrë nga dy varreza masive brenda disa barakave ushtarake që ishin të kontrolluara nga Jund al-Aqsa. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori