Zbulohen prapaskenat/ Miliarderit Abramovich iu refuzua qëndrimi në Zvicër
Pëlqej
Miliarderi rus dhe pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich ka refuzuar akuzat për pastrim parash dhe që të ketë kontakt me organizata kriminale.

Reagimi i tij vjen pas refuzimit të lejes së qëndrimit në Zvicër. Pasi Britania e Madhe i refuzoi atij rinovimin e vizës, Abramovich kërkoi që të zhvendosej në Zvicër në kantonin Valais. Por Zyra Federale e Policisë këshilloi zyrtarët e emigracionit që të refuzonin kërkesën e tij.

Gazetarët e Tamedia, grupi më i madh mediatik në Zvicër, mundi të siguronte këtë dosje të autoriteteve zvicerane dhe publikuan raportin e vlerësimit mbi Abramovich. Ky i fundit mohoi me forcë akuzat.

“Jemi të zhgënjyer nga publikimi i informacioneve konfidenciale nga dosjet e qeverisë zvicerane në lidhje me z.Abramovich, që është një shkelje e qartë e ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Kemi paraqitur kërkesë në Policinë Federale Zvicerane për korrigjimin e këtyre fakteve dhe do të bëjmë kallëzim penal kundër përgjegjësve që kanë shpërndarë këtë informacion konfidencial. Çdo pretendim se Abramovich ka qenë i përfshirë në pastrim parash apo ka kontakte me organizata kriminale, është krejtësisht e rreme”, tha avokati i miliarderit rus.

Në vitin 2016, Abramovich kishte aplikuar për leje qëndrimi në Zvicër dhe autoritetet lokale të kantonit Valais fillimisht ia pranuan kërkesën, me argumentimin se do të ishte një taksapagues i mirë për ekonominë zvicerane, duke pasur parasysh gjendjen e tij financiare. Mirëpo, në Janar 2017 policia urdhëroi zyrtarët e emigracionit që të refuzonin vizën për Abramovich, pasi kishin dyshime për pastrim parash dhe se ka kontakt me organizata kriminale.

Kjo gjë nuk u bë publike. Dosja u sigurua nga gazetarët e grupit “Tamedia” dhe u paralajmërua se në Janar 2018 do ta publikonin të plotë. Mirëpo një vendim gjykate në favor të Abramovich, ndaloi botimin e këtij lajmi. Grupi mediatik e apeloi këtë vendim, dhe në Prill një Gjykatë tjetër vendosi kundër miliarderit rus. Por, kjo çështje u dërgua në Gjykatën federale dhe në 21 Shtator u vendos që grupi mediatik “Tamedia” ishte e lirë të raportonte për këtë ngjarje. Publikimi i dosjes së miliarderit rus të cilit iu refuzua qëndrimi në Zvicër, ngre pyetjen nëse ky shtet ka ndryshuar praktikën ndaj rusëve të pasur.
Shtuar më 25/09/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori