Zbulohen planet sekrete/ Britania do t’i shpallte luftë Rusisë
Hetimi mbi planet e epokës së Luftës së Dytë Botërore tregon se Britania ishte e kujdesur për të planifikuar një luftë të hapur me Rusinë, derisa të dyja vendet luftonin në të njëjtën anë.

Operacioni “ I Paimagjinueshmi” ishte emri i koduar i një sërë planesh sekrete të zhvilluara me urdhrin e kryeministrit të atëhershëm Winston Churchill.

Deklasimi i planeve të epokës së Luftës së Dytë Botërore tregon se Britania ishte e kujdesur për të menduar për një luftë të hapur me Rusinë, teksa të dyja vendet luftonin në të njëjtën anë.

Dokumentet e klasifikuara ushtarake janë bërë publike në vitin 1998, më shumë se 50 vjet më vonë prej kur ato ishin hartuar në vitin 1945, shkruan The Sun.

Por nëse rishikohen në kontekstin e klimës aktuale të tensionuar globale, hidhet një dritë e re në marrëdhëniet e trazuara të Britanisë me Rusinë, vendi me rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë./albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori