Zbulohen planet sekrete / Britania do fillonte luftën kundër Rusisë
Britania kishte planifikuar të fillonte luftën kundër Rusisë, gjatë epokës së Luftës së Dytë Botërore, edhe pse të dy vendet ishin aleate.

Operacioni "I Paimagjinueshmi" ishte emri i koduar i një sërë planesh sekrete të zhvilluara me urdhërin e kryeministrit të atëhershëm Winston Churchill.

Në këto plane tregon se Britania ishte e kujdesur për të menduar për një luftë të hapur me Rusinë, derisa të dyja vendet luftonin në të njëjtën anë, shkruan "The Sun".

Dokumentet e klasifikuara ushtarake janë bërë publike në vitin 1998, më shumë se 50 vjet më vonë prej kur ato ishin hartuar në vitin 1945.

Por nëse rishikohen në kontekstin e klimës aktuale të tensionuar globale, hidhet një dritë e re në marrëdhëniet e trazuara të Britanisë me Rusinë, vendi me rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë.

Pasi është raportuar se avioni presidencial Vladimir Putin është ndjekur kohët e fundit në të gjithë Evropën nga avionë luftarakë, dokumentet e deklasifikuara duken më drithëruese se kurrë, pasi situata alarmante mes dy vendeve, mund tës sjellë një tjetër luftë. /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2016, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori