Një ekspozitë ka zbuluar se një mbret mesjetar në Britani nxirrte
monedha ari me fjalët arabe në to, që thoshin “Nuk ka Zot përpos Allahut”.
Mbreti
Offa i Mercias, që sundoi mes viteve 757 dhe 796 pas Krishtit, prodhoi qindra dinarë ari që mbanin emrin dhe deklaratën e besimit islam.
Ai konsiderohet si mbreti anglo-sakson më i fuqishëm, para Alfredit të Madh, sundimi i të cilit shtrihej jashtë Mercisë në mbretëri si Kent, Sussex dhe Wessex.
Sunduesi i krishterë bënte tregti me Evropën dhe Mesdheun, duke përfshirë edhe Spanjën e atëhershme myslimane.
Kjo e shpjegon edhe më mirë arsyen pse ky mbret prodhonte
monedha të tilla. Dr. Alison Hudson, bashkë-autor i ekspozitës së re të Librarisë Britanike, tha: “Ai që i bëri këto para
anglo-saksone duket qartë se nuk e kuptonte arabishten”.
“Mbishkrimi arab është i vendosur nga poshtë-lartë, në lidhje me emrin
Offa, dhe ka dëshmi të bollshme që tregojnë se
Offa ishte i krishterë, jo mysliman”.
“Në fakt,
monedhat e
arit mund të jenë një nga 365
monedhat e
arit që
Offa raportohet se ia dërgoi Papës në Romë.
Monedhat tregojnë rëndësinë dhe ndikimin e lidhjeve tregtare mes mbretërive
anglo-saksone dhe mesdhetare gjatë kësaj periudhe”.
Shtuar më 19/10/2018,
ora 16:28