Zbulohen emrat e kabinetit të ri të SHBA-ve nën drejtimin e Trump
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të BashkuaraAmerikës, Donald Trump, do t'i ofrojë ish-kandidatit për president më 2012, Mitt Romney, postin e sekretarit të Shtetit, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime kofidenciale.

Presidenti i ri amerikan, po ashtu pritet të bëjë gjeneralin e pensionuar, James Mattis, sekretar të Mbrojtjes në administratën e tij, ndërsa guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, pritet të bëhet ambasadore e re e Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Shtyrja e vendimit të Trumpit për sekretarin e Shtetit është rezultat i një lufte të brendshme ndërmjet mbështetësve të Romneyt, dhe atyre që duan zgjedhjen e ish-prefektit të Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, në këtë post.

Një grup i tretë është duke i bërë Trumpit trysni që të vazhdojë kërkimin për kandidatë, sipas burimeve të WSJ.

Trump e sheh Romneyn, ish-guvernator i Masaçusetsit, si zgjidhje shembullore për postin e kryediplomatit të vendit, dhe këshilltarët e tij po e nxisin atë që ta zgjedhë atë sekretar të Shtetit, sipas këtyre burimeve./albeu.com/

Shtuar më 22/11/2016, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori