Zbulohen dy qytete të lashta në Meksikë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Arkeologët zbulojnë dy qytete të reja maja në xhunglën Yucatan në Meksikë. Zbulimi i dy vendbanimeve historike të quajtura Lagunita dhe Tamchen u bë nga arkeologu sllovak, Ivan Sprajc.

Qytetet kanë një distancë prej 6 kilometrash nga njëri-tjetri dhe kjo, sipas Sprajc, sugjeron se ka patur një rrjet të mirëfilltë të organizuar shoqëror që ka bashkëvepruar në tregti dhe gjueti, por edhe për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme. Tamchen, që në gjuhën maja do të thotë “Pus i thellë” ka në portën hyrëse një statujë të Perëndeshës së Pjellorisë, ndërsa nuk mungojnë dorëshkrimet e lashta, por edhe një strukturë piramide e ndërtuar me gurë që koha është munduar ta fshehë. Besohet se për herë të parë këto dy qytete janë vizituar nga një grup arkeologësh amerikanë në vitet 1960. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori