Pse e prekni fytyrën me duar pa vetëdije dhe si ta shmangni

Ndonjëherë duam të kontrollojmë gjestet dhe lëvizjet tona, por meqenëse shumë prej tyre janë të paqëllimshme (për shembull kur përdorim duart për të shprehur ndjenjat) mund të jetë më e ndërlikuar nga ç’mendohet. Prekja e fytyrës, për shembull, është një nga reagimet më të zakonshme për trupin e njeriut dhe mund të habiteni se sa herë ne e bëjmë atë gjë çdo ditë. Por pse e kemi kaq të vështirë të mos e prekim fytyrën?

1. Një përgjigje e natyrshme nga trupat tanë
Shumë njerëz e bëjnë këtë shumicën e kohës pa e vënë re. Kjo për shkak se ne duam të shprehim emocionet tona përmes reagimeve, gjesteve dhe gjuhës së trupit.

2. Gjuha e trupit: një mënyrë për të shprehur kulturën tonë

Përdorimi i duarve për të shprehur emocione nuk është thjesht një gjë instiktive. Duke qenë se kaq shumë njerëz e bëjnë këtë dhe ne e shohim kudo, jemi mësuar. Gjuha e trupit është një mënyrë kaq e efektshme për t’u thënë të tjerëve si ndihemi, sepse kultura dhe zakonet tona e kanë përfshirë atë shumë lehtë.

3. Një refleks ndaj stresit

Përveç imitimit, ka edhe arsye të tjera pse prekim fytyrat. Stresi, për shembull, mund të shkaktojë nevojën e trupit tuaj për rehati. Kjo shprehet përmes sistemit nervor parasimpatik. Një nga funksionet e tij është t’ju ndihmojë të përballeni me kohë të vështira. Meqenëse prekja e pjesëve të caktuara të fytyrës do ta aktivizojë atë, prekja është një refleks.

4. Gjuha e trupit kur flirtoni

Ekziston një situatë tjetër e zakonshme që na bën të prekim fytyrën: flirtimi. Gjatë aktiviteteve normale, ne e prekim fytyrën deri në 23 herë në orë, sipas një studimi. Një studim tjetër, i kryer në vitin 1967 në UCLA, zbuloi se komunikimi joverbal është mbizotërues kur bëhet fjalë për të shprehur emocione. Tani imagjinoni se jeni para atij personi që e bën zemrën tuaj të rrahë fort … Me siguri do ta keni të vështirë të mos prekni fytyrën ose buzët. Kjo është në të vërtetë diçka që njerëzit bëjnë kur u pëlqen dikush.

Ndryshimi i zakoneve

– Si fillim duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të zbuloni se çfarë ju bën ta prekni fytyrën. Sapo ta mësoni këtë, ka të ngjarë të jetë më e lehtë ta ndaloni veten që të mos e bëni përsëri.

– Provoni të përdorni një top anti-stres nëse ndiheni në ankth, në mënyrë që të keni diçka për t’i mbajtur duart të zëna. Vetëm sigurohuni që ta pastroni mirë!

– Disa njerëz e shohin të dobishme të përdorin shënimet në vendet ku kalojnë shumë kohë, si kujtesë.

– Mund të përdorni aromën në avantazhin tuaj, duke hedhur parfum ose locion në duar. Në këtë mënyrë, do të kujtoheni kur duart afrohen me hundën (dhe fytyrën).

– Nëse është stresi që po e nxit atë, ndoshta është më mirë ta trajtoni problemin që nga rrënjët – me meditim, yoga ose ushtrime frymëmarrjeje.

Më e rëndësishmja, mos u dorëzoni! Sipas psikiatërve, formimi i një zakoni të ri mund të zgjasë deri në 66 ditë, kështu që këmbëngulja do të jetë pa dyshim aleat me këtë.