U arrestua pak para se të kryente krimin, kush është 35-vjeçari nga Shkodra që u kap në Vlorë, cila ishte “shënjestra e tij” (EMRI)

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit nga Shkodra, Amarildo Nikolli, i cili u arrestua në qytetin e Vlorës, ndërsa u kap duke lëvizur i armatosur.

Dyshohet se 35-vjeçari është vrasës me pagesë, dhe se kishte shkuar në Vlorë për të kryer një vrasje pranë kompleksit “Oslo”.

Shkodranit në momentin e ndalimit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me silenciator. Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambjentet e një pastiçerie që ndodhet afër komplesit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt. Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar.

Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju kapën një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike.

Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbëritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të ndërohej.

Efektivët e policisë që realizuan arrestimin e Amarildo Nikollit, thanë për “Ora Neës” se gjujtësi shoqërohej në pastiçeri dhe nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Pamjet e tyre duken në kamera, por ende nuk dihen emrat e dy personave që shoqëronin Shkodranin e armatosur gati për të bërë vrasje. Dy shoqëruesit në momentin e ndërhyrjes nga policia, janë larguar me vrap. Megjithëse efektivët e policisë i kanë ndjekur, nuk kanë mundur t’i arrestojnë.

Ky aksion është në vijim e sipër, pasi ka dyshime të forta se dhe dy personat që kanë mundur të largohen kanë pasur rol të posaçëm në goditjen kriminale që do bënte njeriu i mbëritur nga Shkodra në Vlorë. Amarildo Nikolli gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.

Flitet se objektiv i tij ishte Inez Hajrulla, një emër i njohur i botës së krimit në vend, dhe që i ka mbijetuar dy atentateve më herët.

Inez Hajrulla i ka mbijetuar një atentati në vitin 2019, kur u qëllua nga një makinë në ecje në zonën e Ujit të Ftohtë. Dyshohet se autorët kërkonin ta ekzekutonin Hajrullën si hakmarrje për një ngjarje tjetër kriminale që kishte ndodhur pak kohë më parë në atë periudhë, me dy të vdekur dhe një të plagosur.


Shtuar 9.08.2023 16:31