Zbardhet misteri për vrasja e vëllait të Kim Jong, ja me çfarë e helmuan (VIDEO)
Substanca kimike e përdorur për të vrarë Kim Jong Nam, gjysmë vëllanë e diktatorit koreanoverior, është VX, “një agjent nervor”, një lëndë kimike e ndaluar dhe që shkakton vdekje të menjëhershme.

CNN raporton se analizat kanë zbuluar substancën kimike që i solli vdekjen gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut.
Lajmi e ka dhënë policia e Malajzisë, në një konferencë për mediat, duke dhënë detaje nga ekzaminimet.

“VX Agjent nerve” është gjetur në fytyrën e tij dhe është klasifikuar si një nga armët e shkatërrimit në masë nga ana e Kombeve të Bashkuara”- tha policia.

Kim Jong-nam u vra në aeroportin e Kuala Lumpur pasi dy gra i vendosën substancën në fytyrë. Pamjet e fundit të fokusuara nga kamerat e sigurisë ishin të tmerrshme.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e quan substancën toksike të njohur për veprimin e saj të rrufeshëm.

Ajo i shkaktoi për disa minuta marramendje dhe pastaj ai vdiq, pa mundur të shkonte i gjallë në duart e mjekëve./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori