Vajza e artistit shqiptar konkurron për të përfaqësuar Belgjikën në Eurovision (FOTO LAJM)

Transmetuesi belg VRT ka zbuluar shtatë artistët që do të konkurrojnë për të përfaqësuar vendin në “Eurovision 2023”, që do të mbahet në Maj në Liverpool. Mes artistëve të njohur që do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12 është dhe Gala Dragot, vajza e Robert Aliajt.

Në faqen e festivalit evropian për artisten shqiptare shkruhet:

“17-vjeçarja Gala Dragot është artistja në Eurosong 2023. Dy vjet më parë ajo fitoi “The voice kids” dhe publikoi këngën e saj të parë “Infektive”. Gala vjen nga një familje artistësh. Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së shoëbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin. Gala Dragot pëlqen të imitojë artistë si Massive Attack, Björk, David Bowie dhe Rosalía. Por ajo ka një dashuri të madhe edhe për kompozitorët klasikë si Ravel, Chopin dhe Rachmaninoff”.