Zbardhet autopsia e vdekjes së vëllait të liderit të Koresë së Veriut
Mediet ndërkomëtare kanë publikuar autopsinë e vdekjes së gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut. Sipas autopsisë, ai ka vdekur nga një paralizë e shkaktuar nga një agjent i fuqishëm neurotoksik.

Malajzia njoftoi të premten se vrasja më 13 shkurt e Kim Jong-Nam, është kryer në VX, një komponent neurotoksik i klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë, në skenar i përshtatshëm për një roman spiunazhi.

"Rezultatet e autopsisë bënë të ditur se viktima e moshës 45 vjeçare ka pësuar një paralizë të gradës së rëndë dhe më pas ka vdekur në një hark mjaft të shkurtër kohor", ka thënë ministri Subramaniam.

Policia pritet të marrë në pyetje shtatë shtetas të tjerë koreano verior, duke përfshirë një diplomat të ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, por katër nga të dyshuarit janë arratisur nga Malajzia ditën e krimit ndërsa dy gratë e që e helmuan, janë vënë në pranga. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori