Paralajmëron ish-ministri rus: Putini “po blen” kohë para se të godasë shumë fort

Andrei Kozyrev, i cili ka qenë Ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1990-11996, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin po merr kohë, përpara se të godasë shumë fort.

Kozyrev ka ofruar analizën e tij rreth zotimit të Rusisë se do të reduktojë aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv-it, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

“Lajmi i mirë nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putin papritur po sillet me mirëbesim, por se rezistenca heroike e Ukrainës po e bënë atë që përpiqet për kamuflime diplomatike”, shkruajti ai në ‘Twitter’.

Kozyrev-një kritik i hapur i luftës në Ukrainë tha se premtimi i Moskës për tërheqje “lehtësisht mund të jetë manovër që Rusia të blejë kohë për rigrupim dhe pastaj të godasë sa më fortë që mundet”.

“Regjimi i Putinit ka kuptuar vetëm dhe vetëm gjuhën e fuqisë. I përballur me humbje afër Kievit, Putin tani kthehet në diplomaci dhe manovra ushtarake konvencionale (jo në taktikat bërthamore), vazhdoi ai.

Kozyrev paralajmëroi Perëndimin kundër ‘ftohjes së këmbëve’ ndaj furnizimit me armë ndaj Ukrainës ose sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se Vladimir Putin deri më tani ka ‘vënë bast në dobësinë e Ukrainës dhe të Perëndimit”.