Zauahiri: Amerika po lëkundet, rrëzojeni
Ajman Al Zavahari
Lideri i Al-Kaedas Aiman al-Zauahiri u ka kërkuar mbështetësve që të sulmojnë SHBA-në. “Amerika sot po lëkundet. Rrëzojeni atë”, shprehet Zauahiri në një video mesazh.

“Sulmojeni Amerikën e cila vrau ‘Imamin e Mujahedeen-it’ dhe ia hodhën trupin në det”, shprehet Zauahiri duke kërkuar që SHBA të ndëshkohet për përhapjen e korrupsionit në botë dhe të bëhet shembull.

Zauahiri u bë lideri i Al-Kaedas pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan me 2 maj. Ky video mesazh është shpërndarë në prag të përkujtimit të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

Ndërkohë duket se dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë po iu druhet sulmeve terroriste.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama vlerëson se rreziku u sulmeve terroriste është përherë i pranishëm.

Në një intervistë për televizionin amerikan CNN Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama vlerëson se rreziku i sulmeve terroriste është përherë i pranishëm.

"Duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilentë dhe nuk duhet të ulim nivelin e gadishmërisë" tha Obama. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2011, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori