Zarf me pluhur të bardhë në adresë të Obamas
Pëlqej
Policia në Uashington po heton një substancë pluhuri të bardhë që është dërguar në një zarf në adresën e zyrës së ish-presidentit, Barack Obama.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, me orën lokale, në rrugën 24, në veri-perëndim të Uashingtonit.

Obama ka marrë me qira një hapësirë në ndërtesën, që është në pronë të organizatës jofitimprurëse, World Wildlife Fund, që ka dhe zyrat e veta atje.

Trafiku i dendur vonoi mbërritjen e skuadrave të emergjencës, që morën nën kontroll substancën e dyshimtë.

Ngjarja vjen një ditë pasi bashkëshortja e djalit të presidentit Trump u dërgua në spital pasi preku një letër me pluhur të bardhë, që i ishte dërguar në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori