Dembele si “qelq”, dëmtohet në stërvitje pa u rikuperuar nga dëmtimi paraprak

Ousmane Dembele është ndoshta lojtari më i pafat te Barcelona sa i përket dëmtimeve.

Francezi është dëmtuar në stërvitje ende pa u rikuperuar nga dëmtimi paraprak.

‘Marca’ bën të ditur se Dembele është tërhequr nga stërvitjet, pas një problemi me muskulin e djathtë.

Deri në këtë pikë, nuk është akoma e qartë nëse dëmtimi është serioz ose jo.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe dy gjigantët tjerë mediatik, ‘ESPN’ dhe ‘RAC1’. Mbetet të shihet nëse faqja zyrtare e Barcelonës do të jap ndonjë informacion shtesë.


Shtuar 3.02.2020 14:45