Zaev: Të demotivuar do vazhdojmë reformat, të sjellim Europën tek qytetarët (VIDEO)
Pas vendimit për mos‘hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri i Maëdonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai mes tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar, ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët. Nëse jemi të mençur do të iu tregojmë të gjithëve se kështu të de-motivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi se do të vazhdon me siguri që është bërë për Evropën por që kemi lëvërdi ekonomike, Marrëveshja duhet të vazhdoj të implementohet."

Në pyetjen për qëndrimin skeptik të Macronit për zgjerimin e BE-së, Zaev tha se nuk ka dilema dhe se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare një ditë dhe këtu s`ka dilema.

“Këtu do të bëhet si Evropë këtë duhet ta vazhdojmë, Delegacioni evropian qendrën këtu. Unë e kuptoj dilemat e Francës por 27 shtete ishin pro. Evropa është bërë me qëllime të jetë e fortë. Mbrëmë më janë lajmëruar gati se të gjithë liderët për të na inkurajuar”- tha mes tjerash Zaev.
Shtuar më 19/10/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori