Zaev në Romë në takim me Konte dhe në Bruksel me Mogerinin
Kryeministri Zoran Zaev sot në Romë do të ketë takim me kryetarin e Qeverisë italiane, Xhyzepe Konte, pas çka do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në darkën përshëndetëse të punës të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Zaev shkon për vizitë në Romë me ftesë të Kontes, i cili pas takimit të Këshillit të Evropës në Bruksel, ku ishte shtyrë vendimi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi se do të kërkojë hapje të sërishme të çështjes për zgjerim të BE-së në nëntor.

Zaev javën e kaluar në intervistë televizive konfirmoi se me Konten do të bisedojnë për zgjerimin që duhet të jetë temë e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK), i paralajmëruar për më 19 nëntor.

Kryeministri i Italisë, Xhyzepe Konte, pas takimit të liderëve evropianë në Bruksel në të cilin nuk ishte sjellë vendim për fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, vlerësoi se ai është gabim historik. Paralajmëroi se do të kërkojë të përmirësohet gabimi dhe sërish të bisedojë për datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tashmë në nëntor
Shtuar më 29/10/2019, ora 08:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori