Zaev: Ka perspektiva të mëdha për zgjidhjen e konfliktit me Greqinë
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar sot se ka perspektivamëdha për zgjidhjen e çështjes së emrit, për shkak të marrëdhënieve të vendosura miqësore me Greqinë.

“Jam i bindur se sot ka edhe atë si perspektiva më të mëdha për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme, problemin të cilin Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues. Përse, për shkak të raportit miqësor”, tha ai para gazetarëve.

Kryeministri theksoi se nuk ka provokime të cilat janë deklaruar se kanë ndodhur nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë.

“Jo, ndërtojmë raporte miqësore. Ja, kanë ndodhur dy vizitat e ministrave të Punëve të Jashtme të tonit në Athinë dhe të ministrit grek të Punëve të Jashtme në Shkup. Me të vërtetë në dy takimet marrëdhëniet miqësore janë krijuar. E kjo nuk është zgjidhje, por një hap është bërë. Besoj se nën ndërmjetësimin e Methju Nimicit, por edhe se në dhjetor, janar dhe shkurt do të kemi zgjidhje të reja për shqyrtimin e këtij problemi”, u shpreh Zaev. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori