Zaev: Ka kohë për qeverinë teknike (VIDEO)
Kryeministri Zoran Zaev konsideron se është akoma herët të flitet për atë se kush do të mbaj postin e kryetarit të Qeverisë teknike, duke pasur parasysh se vendi do të organizoj zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria teknike siç njoftoi ai, me gjasë do të formohet më 3 janar 2020. Kryeministri thotë se vendi është i përkushtuar në zbatimin e reformave ekonomike, që siç theksoi Zaev do të nënkuptojnë rritje të standardeve të qytetarëve.

Zoran Zaev, kryeministër

“Është akoma herët, Qeveria është e përkushtuar në mbajtjen ritmit të reformave ekonomike në shtet, sepse siç e dini kemi target prej 4% edhe pse është e projektuar në buxhet për 3.5%. Kemi një mes të mirë, për t’i realizuar targetet e këtilla për realizimin e e targetit prej 4.1% rritje. Kjo do të thotë shumë vende të reja të punës, shumë investime, eksport më të madh dhe rritje e standardeve ekonomike të qytetarëve”

I pyetur se a është i informuar për atë që lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski ka treguar se është duke bisduar me partner të koalicionit aktual qevritar, kryeministri Zaev thotë se çdo parti është e pavarur në veprimet e saja, mirëpo pret që koalicioni i tyre qeveritar të forcohet edhe më shumë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk kam informacione të tilla. Secila parti është e pavarur në veprimin e saj. Unë pres që koalicioni sigurisht të rritet, të ndërtohet, ta zmadhoj besimin e tij për shkak se së bashku të gjitha partnerët e koalicionit kemi bërë suksese të mëdha, për të cilat po flet e gjithë bota, në aspket pozitiv, kështu edhe duhet të vazhdoj. Sigurisht kjo don të thotë se edhe nga radhët tona nëse merremi vesh parasegjithash për programe të mëdha politike, por sigurisht pastaj edhe për çështje kadrovike”.

Më tej, Zaev thotë se përsëri do të garoj si kryeministër i vendit. Madje, siç u shpreh edhe publikisht ka kërkuar mandat të ri që të mund t’i vazhdoj reformat.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori