Yulia Tymoshenko nominohet për presidente të Ukrainës
Yulia Tymoshenko nominohet nga partia e saj Batkyvshchina, si kandidate për presidente të Ukrainës. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Ukrainë do të mbahen në datën 25 maj.

Gjatë ditës së djeshme në Kiev u mbajt kongresi i partisë Batkyvshchina. Në fjalën e saj gjatë kongresit Julia Tymoshenko u ka thënë delegatëve se nëse ajo zgjidhet presidente, ajo do të garantojë të drejta të vërteta. Gjithashtu ajo theksoi se nuk e pranon humbjen e Krimesë, duke thënë se “Krimeja është Ukrainë”.

Yulia Tymoshenko kandidon për postin e Presidentes së Ukrainës për të dytën herë, pasi herën e parë ajo u mund në balotazh me një diferencë mjaft të vogël nga rivali i saj, ish presidenti Viktor Yanukovych.

Forcat pro-ruse kanë marrë kontrollin e gadishullit të Krimesë pas përmbysjes së ish-presidentit të Ukrainës Viktor Yanukovych, në muajin shkurt.

Përmes një referendumi qytetarët e Rajonit të Krimesë votuan për bashkimin me Rusinë dhe shkëputjen nga Ukraina.

Aneksimi i Krimesë nga Moska është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksionë ndaj Rusisë. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2014, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori