Yulia Tymoshenko, kandidate për presidente
Ish- kryeministrja Yulia Tymoshenko, do të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Lajmi është bërë i ditur nga Arseniy Yatsenuk i partisë opozitare i cili u shpreh se shpresonte që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, do të marrë "vendim të drejtë" dhe do të shfajësojë zonjën Tymoshenko, para zgjedhjeve të vitit 2015.

Aktualisht, ajo po vuan dënimin me burg, pasi në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Ukrainë e dënoi me 7 vjet heqje lirie për keqpërdorim të pozitës në kohën kur ishte kryeministre. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2012, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori