Erdha, pashë, fitova, Mourinho vendos një rekord unik në Evropë (FOTO LAJM)

Roma arriti të triumfojë mbrëmjen e sotme përballë Feyenoord, në sfidën e Conference League të mbajtur në Tiranë.

Për trajnerin Jose Murinho ky ishte një sukses i veçantë, pasi ai arriti të vendoste një record të veçantë.

12 vite më parë, Murinho në Madrid ngrinte në qiell trofeun e Champions League. Ai gjithashtu festonte edhe me Man.United suksesin në Europa League.

Jose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që arrin të fitojë të gjithë kompeticionet që organizon UEFA, Champions, Europa League dhe së fundmi Conference League.

Por festa ishte jo vetëm për Murinhon, por për gjithë Italinë, pasi më në fund një skuadër “azzurre” rikthehet të triumfojë në Evropë pas 12 vitesh pritje.


Shtuar 26.05.2022 00:15