Arseniy
Yatsenyuk, një nga prijësit e demonstratave anti qeveritare në Ukrainë, është konfirmuar sot si
kryeministri i ri. Parlamenti i Ukrainës votoi për emërimin e tij në seancën e sotme.
Kryeministri i ri
Yatsenyuk ka paralajmëruar vendime “jopopullore” për të zgjidhur krizën ekonomike që ka kapluar Ukrainën. Ai u zotua se do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizimin Asociimit me Bashkimin Evropian, por theksoi edhe se Kievi do të ketë partneritet me Rusinë.
Yatsenyik tha se qeveria e tij do të ruaj unitetin territorial të Ukrainës, duke thënë se
Krimea “është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”. Këto deklarata vinë pas
trazirave në gadishullin e Krimas, që kanë filluar prej dy ditësh, dhe frikës së ndarjes së këtij rajoni ku 60% e popullsisë është ruse.
Në
Krimea një grup i armatosur ka marrë në kontroll parlamentin rajonal dhe ndërtesat e qeverisë atje, dhe kanë ngritur flamurin e Rusisë. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 17:24