Meta uron Nikollën për zgjedhjen në krye të Kuvendit: Më në fund mbyllëm dy vite të errëta të historisë (FOTO LAJM)

Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka uruar Lindita Nikollën për zgjedhjen në krye të Kuvendit.

Ky ishte një reagim surpriz, pasi Meta njihej për qëndrimet e kundërta me maxhorancën.

Meta shtoi se kushtetutshmëria është pika e referimit ku duhet të bazohen partitë politike.

Sipas tij janë mbyllur dy vite të errëta të historisë parlamentare.

Postimi i Plotë i Metës:

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!

Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 19:06