Yanukovych: Mund të ketë falje edhe për Tymoshenkon
Për ish-kryeminitren tanimë të burgosur, Yulia Tymoshenko mund të ketë edhe falje. Kështu ka thënë presidenti i Ukrahinës, Viktor Yanukovych kur është pyetur nga gazetarët se se përse ka qenë e mundur që aleati i Tymoshenkos, ish-ministri i Brendshëm, Yury Lutsenko, të falet për shkaqe shëndetësore, më 7 prill, dhe përse një hap i tillë nuk mund të ndërmerret edhe për Tymoshenkon, e cila trajtohet nga mjekët në një spital të Kharkovit qysh në maj të vitit 2012.

“Kur procedurat ligjore kundër saj të përfundojnë, do të mund të adresohet edhe çështja e faljes”, ka thënë Yanukovych.

Tymoshenko është dënuar për abuzim të detyrës zyrtare më 2011 dhe po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim. Ajo përballet edhe me akuza të reja për mashtrim dhe evazion fiskal, si dhe akuza të veçanta për urdhrimin e vrasjes së një ligjvënësi më 1996. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori