Yahoo paditet nga gazetarët kinezë
Albeu.com
Kompania amerikane e internetit, Yahoo i ka thënë një gjykate amerikane se kishte zbatuar vetëm ligjin kineze kur i kishte dorëzuar materiale autoriteteve kineze që çuan në burgosjen e dy gazetarëve kinezë.Gazetarët, Wang Xiaoning dhe Shi Tao, po padisin kompaninë Yahoo në bazë të ligjeve për të Drejtat e Njeriut në një gjykatë në San Françisko.

Avokatët mbrojtës të personave në fjalë thanë se Yahoo nuk kishte vepruar në nivelin e pritshëm të përgjegjesisë etike.

Organizata botërore për të Drejtat e Njeriut thotë se vendimi i kompanisë Yahoo për të ndarë informacionet me qeverinë kineze ka çuar në arrestimin dhe torturimin e një numër shkrimtarësh dhe dezidentësh.

Një prej një personave që citohet në rastin kundër Yahoo-së është gazetari, Shi Tao i cili pati botuar në internet komente kritike kundër korrupsionit të qeverisë.

Në Kinë ekzistojnë ligje shumë të rrepta për internetin.

Faqe internetit të dezidentëve janë të bllokuara, sikurse janë të bllokuara edhe referencat që kanë të bëjnë me masakrën e në sheshin Tiananmen.

Yahoo e ka pranuar se i kanë dhënë informacione zyrtarëve kinezë që u kanë mundësuar atyre të bëjnë arrestimet, por thotë se kanë qënë e detyruar ta bëjë këtë në bazë të ligjeve lokale. BBC
Shtuar më 28/08/2007, ora 11:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori