"Xhenova", gjykata s'pranon lirimin e ultrasve serbë
Pëlqej
Gjykata e Xhenovës refuzoi kërkesën e avokatëve për lirimin e katër ultrasve serbë të cilët akuzohen se kanë shkaktuar trazirat në stadium gjatë ndeshjes së anuluar Itali-Serbi. Tifozët ekstremistë, të cilët veç të tjerave dogjën edhe flamurin shqiptar publikisht, u arrestuan nga policia pas trazirave ne stadium, te cilat shkaktuan dhe anulimin e ndeshjes Itali-Serbi, e vlefshme per Euro 2012.

Tifozët akuzohen për rezistencë ndaj zyrtarëve publik, dëme materiale, lëndime dhe shkelje të normave të sigurisë në stadiume.

Pas trazirave të ndodhura në stadiumin e Xhenovës, FIFA ndëshkoi Serbinë me humbje në tavolinë rezultatin 3-0 në favor të Italisë, dhe dënoi me mbi 100 mijë euro gjobë federatat sportive të të dy vendeve. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori