Xhelozia, shqiptari ther me thikë bashkëshorten
Një ngjarje me protagonistë shqiptarët ka tronditur Italinë. Një 40-vjeçar me banim në Fano, të Italisë, të therë me thikë bashkëshorten e tij, 32-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, prindër të katër fëmijëve


Arben Hoxha, është dorëzuar vetë në polici, duke rrëfyer krimin që kishte kryer mbi nënën e 4 fëmijëve të tij.“Kështu duhet të ndodhte”, ka deklaruar shqiptari për karabinierët. Sipas të dhënave të para mësohet se viktima, 32-vjeçarja Marjola Hoxha, ishte në gjumë, kur është sulmuar nga bashkëshorti, i cili e ka therur në fyt me një thikë kuzhine.
Viktima sapo ishte kthyer nga Shqipëria, ku kishte qëndruar për gati gjithë muajin gusht.

Qëndrimi i gjatë i 32-vjeçares është bërë shkak që i shoqi të bëhej xheloz dhe t'i kërkonte të kthehej menjëherë në Itali. Gruaja ishte marrë me dokumentet e dy fëmijëve, binjakë, 5-vjeçar, të cilët kishin qëndruar në Shqipëri. Ditën e krimit, dy vajzat e tjera të çiftit, 12 dhe 14-vjeçare, nuk ndodheshin në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori