Xhaxhai i Presidentit të Sirisë: Assad nuk do rezistojë gjatë
Xhaxhai i Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad është shprehur për BBC se nipi i tij nuk mund të ruajë pushtetin edhe për shumë kohë. Rifaat al-Assad deklaroi se me shtimin e dhunës gjatë ditëve të fundit, Bashar nuk mund ti shpëtojë
tërbimit popullor.


”Problemet janë përshkallëzuar në të gjitha zonat e Sirisë. Nuk ka më asnjë zonë që i ka shpëtuar dhunës dhe nuk mendoj që Bashar mund të qëndrojë edhe për shumë kohë në pushtet”, u shpreh Rifaat al-Assad duke vijuar se për momentin asnjë prej figurave të opozitës nuk ka kurrfarë peshe apo mbështetje publike.

Sipas tij do të duhet pak kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë për të trashëguar pushtetin. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori