WikiLeaks: Soros dhe USAID krijuan "Panama Papers" për të sulmuar Putin
Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange në një “intervistë” me përdoruesit e rrjetit social Reddit ka deklaruar se George Soros dhe USAID kanë financuar mediat kryesore të skandalit Panama Papers, si pjesë e një fushate të gjerë negative propagandistike kundër Rusisë.

Sipas tij faktet e publikuara në Panama Papers, ishin përshtatur të gjitha në lidhje me Putin, nga “idiotët e zakonshëm të klasës sunduese të shtypit”.

Putin sipas tij ishte ‘shtylla kryesore e tregimit’ më tepër se shumë figura të tjera perëndimore të cilët janë implikuar, ku Assange përmend ish-kryeministrin britanik David Cameron, si pjesë e një përpjekjeje të financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar( USAID) dhe Soros.

“Ky nuk është model integriteti,” tha Assange duke shtuar se Panama Papers është financuar nga një qeveri për të sulmuar një qeveri tjetër, ndërsa WikiLeaks është themeluar nga lexuesit e tij, shkruan Syri.net.

Assange ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për humbjen e një videoje që kishte prova nga krimet e luftës të kryera nga SHBA në Granai të Afganistanit në vitin 2009, të cilat ai thotë se janë vjedhur nga një operacion i inteligjencës suedeze në vitin 2010.
Ndërsa sa i përket dokumenteve të Snoëden, Assange tha se më shumë se 97% e tyre janë censuruar nga organizatat e medieve të cilat i kanë privatizuar materialet dhe kufizuar ato./albeu.com/

Shtuar më 14/01/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori