Wikileaks publikon dosjet amerikane për liderët e botës
Pëlqej
Sarkozy
Uashingtoni ka marrë informacione për disa prej liderëve kryesore në botë. Raportet e dërguara nga ambasadat amerikane në mbarë botën, u bënë publike sot nga Vvikileaks. Në fund të vitit 2008 ambasada e Moskës raportoi se në lidhje me marrëdhëniet mes të presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev dhe kryeministrit, Vladimir Putin, duke theksuar se Medvedev, është zyrtarisht partneri kryesor i Putin.

Kim Jong-il, diktatori i sëmurë i Koresë së Veriut nuk u paraqit asnjëherë mirë. Disa burime e përshkruan atë në mënyra të ndryshme si një "djalë i butë e vjetër" dhe dikush që kishte si njeri me "trauma fizike dhe psikologjike".
Ambasada e Parisit është shprehur për "stil të ndjeshëm dhe autoritar personal" e Presidentit francez Nikolas Sarkozi.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni sipas raporteve ishte njeri i kotë, një lider modern evropian i paefektshëm. Një raport nga Roma regjistroi se Berluskoni është një njeri "fizikisht dhe politikisht i dobët", një udhëheqës i dhënë pas qëndrimit vonë në netë të shpeshta, i dhënë pas pikniqeve dhe që nuk bën asnjëherë pushim të mjaftueshëm.

Edhe aleatët kyç në luftën kundër terrorit nuk janë kursyer. Një dërgesë nga Kabuli shkruan se presidenti afgan, Hamid Karzai, është "një njeri jashtëzakonisht i dobët që nuk dëgjojn faktet”. Në Jemen, baza e pushtetit të al-Kaidës në Gadishullin Arabik, presidenti Ali Abdullah Saleh ishte "i mërzitshëm dhe i padurueshëm", gjatë një takimi me Xhon Brenan, zëvendëskëshilltar i Barak Obama të sigurisë kombëtare.

Kryeministri i Izraelit ministër Binyamin Netanyahu është "elegant dhe simpatik", por kurrë nuk i mban premtimet e tij, sipas një raporti të dërguar nga Kajro.
Shtuar më 28/11/2010, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori