Wikileaks pëson një humbje të madhe
Rritet alarmi në Norvegji për fatin e Arjen Kamphuis, magjistarit holandez të informatikës, i cili ka bashkëthemeluar Wikileaks së bashku me Julian Assange.

Ai është zhdukur prej dy javësh në Norvegji.

Gjurmët e tij kanë humbur në 20 gusht në Bodo ne veri të vendit.

Policia norvegjeze bëri të ditur se ka nisur hetimet.

Sipas burimeve të Wikileaks, Kamphuis kishte prerë një biletë për një fluturim brenda vendit në 22 gusht, por ai nuk u ngjit asnjëherë në avion.


Shtuar më 03/09/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori