Lojtarët e Barcelonës kanë mbërritur në ambientet e klubit.
Humbja turpëruese në Lisbonë 2:8 kundër Bayern Munich nuk lë argument për lojtarët e Barcelonës.
Sipas raportimeve të ‘AS’, lojtarët e Barcës kanë lënë ‘Ciutat Esportiva’ nga dera e prapme, për të shmangur kontaktet me tifozët.
I vetmi lojtar që ka dalë nga para ishte Monchu, i cili aktualisht është vetëm 20 vjeç.
Te Barcelona priten ndryshime radikale pas kësaj humbje, duke filluar nga stoli, deri te lojtarët startues.