Wesley Clark: Millosheviqi një "Hitler i vogël serb"
Albeu.com
Ish kryekomandanti i forcave të NATO- në Evropë, Wesley Clark, thotë se vdekja e Millosheviqit u mohoi viktimave vënien në vend të drejtësisë dhe ndihmon serbët të shmangin të vërtetën për atë që ish komandanti i NATO-s e quajti "Hitleri i tyre të vogël".Gjenerali amerikan në pension Klark, në një shkrim autorial në të përditshmen "The Wall Street Journal", thotë se vdekja e ish diktatorit jugosllav para dhënies së vendimit në gjyqin e tij për krime lufte sjell shumë probleme për bashkësinë ndërkombëtare, Evropën dhe vetë Serbinë.
Ish-ambasadori Riçard Hollbruk vlerëson se aktgjykimi për Millosheviqin ndoshta nuk është shqiptuar, por drejtësia është me satisfaksion. Hollbruk vlerëson se Millosheviqi pesë vite i kaloi në burg duke qenë i detyruar të dëgjojë me mijëra dëshmi për atë që ka bërë dhe pasojat e gjithë asaj. "Të gjithë e kanë ditur se Millosheviq nuk do ta shohë dritën e ditës sepse ka qenë i dënuar përjetë", theksoi Hollbruk.
Vladimir Gligorov nag Instituti për Studime Strategjike në Vjenë thotë se vdekja e Millosheviqit nuk do ta shtyjë Serbinë drejt Evropës, siç u ka ndihmuar kroatëve vdekja e Tugjmanit. "Ithtarët e diktarorit do të përpiqen tani që nga ai të bëjnë një martir, ndërkaq bashkëpunimi i qeverisë me Brukselin do të jetë më i vështirë", thotë Gligorov. qik
Shtuar më 14/03/2006, ora 19:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori