Washingtoni legalizon marihuanën
Ligji mbi legalizimin e marihuanës në Washington hyri në fuqi të enjten pas mesnatës sipas kohës lokale, transmeton Anadolu Agency.

Ky ligj ka marrë mbështetje gjatë referendumit në nëntor të vitit të kaluar. Ligji lejon personat mbi 21 vjeç të posedojnë dhe konsumojnë privatisht 200 gramë marihuanë, por edhe kultivimin e një numri të vogël të rrënjëve.

Megjithatë, blerja, shitja dhe pirja e duhanit me marihuanë në vende publike ende është e ndaluar me ligj. Përveç në Washingtonit, marijuana është legalizuar në Alaska dhe Kolorado. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2015, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori