"Washington Post" i ben thirrje Presidentit Bush te caktoje nje te derguar te posacem amerikan per Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
UASHINGTON - Gazeta autoritative "Washington Post" permes nje editoriali i ben thirrje administrates amerikane te riktheje edhe nje here vemendjen nga Ballkani, duke marre si shkas procesin e rishikimit te standarteve ne Kosove.Qeverite perendimore, thuhet ne kete editorial, jane te nje mendimi se Kosova nuk mund te kthehet nen sundimin e Serbise, gje qe do te thote se ajo duhet te kete nje forme pavaresie. Por deri tani, vazhdon "Washington Post", keto qeveri nuk kane arritur ende nje konsensus se si duhet bere kjo. Disa eksperte kane propozuar qe procesi i statusit te perfundoje vitin e ardhshem. Te tjere, e lidhin statusin me integrimin e Ballkanit ne Bashkimin Evropian gje qe do te kerkoje shume vite. Gjetja e nje gjuhe te perbashket dhe hartimi i nje plani dhe kalendari per pavaresine e Kosoves, thuhet ne editorial, do te kerkoje nje agazhim me te madh nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkerendim me Bashkimin Evropian. Gazeta i ben thirrje Presidentit Bush te shqyrtoje mundesine e caktimit te nje te derguari te posacem amerikan, duke theksuar se as Serbia, as Rusia, dhe as hezitimi i administrates amerikane, nuk duhen lejuar te behen pengese per zgjidhjen e statusit te Kosoves.

V. Bajrami
Shtuar më 25/03/2005, ora 17:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori