Rama i prerë me Bashën: Nuk ka qeveri tranzitore, kërkojeni sa të doni!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të opozitës për qeveri tranzitore.

Kryeministri tha se kjo nuk është në listën e rekomandimeve të ODIHR.

Në një komunikim online me gazetarët, ai komentoi dhe kritikat e Ditmir Bushatit, duke theksuar se në PS ka liri për debat.

Ai i sqaroi atij termin oligark, ndërsa tha se në Shqipëri nuk ka të tillë dhe askush nuk dikton vendimet apo ligjet që dalin nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama i ka shuar çdo shpresë opozitës se do të pranojë propozimin e saj për qeveri teknike para çdo procesi zgjedhor për Kuvendin.

Në një komunkim oline, ai tha se shteti nuk bëhet duke sakrifikur pushtet në shkelje të kontratës me qytetarët. Ky moment duket se është “nyja gordiane” që do të bllokojë konsensusin për reformën zgjedhore.

Edi Rama: Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore dhe duke grisur kontratën me qytetarët që votojnë. Kaq e thjeshtë është kjo. Opozita mund ta kërkojë, është në të drejtën e saj. E kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie të përgjithshme, u dogj vetë. Nëse duan ta vazhdojnë ta kërkojnë janë në të drejtën e tyre por kjo nuk ka për të ndodhur.


Shtuar 12.05.2020 17:22