Vullkani në Hawaii ende aktiv
Llava në sipërfaqe në Big Island të Hawaii është më e nxehta dhe më fluide që nga koha kur Kilauea shpërtheu katër javë më parë - duke matur të paktën 1,652 gradë Fahrenheit pa asnjë kufizim të sipërm në horizont, paralajmëroi një vullkanolog me USGS të enjten.

Wendy Stovall anëtar i Studimit Gjeologjik të SHBA u tha gazetarëve se temperatura aktuale ka gjasa të rritet edhe më shumë. "Është e vështirë të shkoj në qendër, e cila është pjesa më e nxehtë e burimit", tha Stovall.

"Mbrojtja Civile e Qarkut Hawaii vendosi të evakuojë të gjithë zonën për të siguruar që njerëzit do të ishin në gjendje të dilnin jashtë", shtoi Stovall.

Zyrtarët thanë se llava shkatërroi pajisjet e energjisë elektrike në autostradë, gjë që çoi në humbje të energjisë në zonën e Plazhit të Kapohos.


Shtuar më 01/06/2018, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori